Shkolla 9-vjecare “Gjergj Vat Martini” në Velipojë hapi dyert këtë të Hënë për 8 nxënës të rinj. Janë fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti të cilat prej 4 ditësh janë strehuar një një hotel në Velipojë. Pasi kanë ngrënë vaktin e mëngjesit ata u transportuan me autobus nga hoteli deri tek shkolla në praninë psikologëve teksa shoqëroheshin nga drejtoresha e shkollës.
Nga 16 fëmijë që ndodhen të strehuar në Velipojë ditën e sotme vetëm 8 prej tyre pranuan me shumë dëshirë që të shkojnë në shkollë, madje janë të gëzuar që do të njohin shokë dhe shoqe të reja në klasë
Në Velipojë janë të akomoduar rreth 120 persona nga zona e Durrësit.Fillimisht janë strehuar rreth 78 persona, ndërkohë mbrëmjen e djeshme në hotelin i cili ka hapur dyert për të pastrehët kanë mbërritur edhe 41 persona të tjerë bashkë më fëmijët e tyre.
Ashtu si shumë qytete të tjera edhe Shkodra është solidarizuar me këto familje. Pothuajse pjesa më e madhe e hoteleve kanë hapur dyer për të mikpritur familjet e pastreha nga Durrësi, Tirana, Laci apo Lezha.