30 fëmijë të Qendrave Komunitare të Shkodrës ishin pjesëmarrës të një paradite të këndshme në Velipojës. Me rastin e 1 qershorit, ditës së fëmijëve, kjo shtresë vulnerabël kaluan minuta të tëra mes muzikës dhe lojërave nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Aktiviteti festiv u organizua në lokalin “Il Cavaliero”, i cili hapi sezon turistik për këtë verë përmes një dreke bamirësie për këtë grup fëmijësh. Menaxheri Skënder Hekuri, shprehet se bamirësi të tilla për grupe të tilla fëmijësh janë të nevojshme.

Vetë fëmijët, të cilët ishin pjesë e kësaj feste të bukur ishin shprehen mjaft të kënaqur me lojërat dhe argëtimin.

“Il Cavaliero” është biznesi, në të cilin një vit më parë humbën jetën bab e bir si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. E pranishme në këtë aktivitet interesant për 1 qershorin ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

 

https://youtu.be/osWfZKnIdlc 

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI REAGON VETËM NËPËRMJET FACEBOOK
Artikulli tjetërMBYLLET NATA E PARË E FESTIVALIT TË FËMIJVE