Familjet që jetojnë në fshatin Mali Kolaj të njësisë administrative Velipojë, nuk marrin shërbimin mjekësor. Banorët tregojnë se kjo godinë që dikur ka qënë qendra shëndetësore nuk është në funksion prej më shumë se 13 vitesh. Në këto kushte ata detyrohen të udhëtojnë në qendër të Njësisë Administrative të Velipojës për të marrë shërbim mjekësor kur kanë nevojë…
Banori Rrok Lisi i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të vënë në funksion qendrën shëndetësore të Mali Kolaj pasi është shumë e nevojshme…
Mungesa e infrastrukturës dhe e shumë shërbime të tjera, po detyrojnë çdo ditë banorët e fshatit Mali Kolaj që të braktisin përfundimisht fshatin e tyre.