Banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë kanë zhvilluar një protestë për shkak se gjatë dimrit në pjesën më të madhe të kohës sipas tyre qëndrojnë pa energji elektrike. Sa herë që ka erë apo bie shi, telat këputen për shkak të rrjetit të amortizuar.
Banorët e Rrjollit kërkojnë që OSHEE të investojë për përmirësimin e rrjetit elektrik në mënyrë që të mos ketë më ndërprerje të energjisë elektrike.
Disa herë banorët e fshatit Rrjoll kanë shkuar tek OSHEE për të zgjidhur problemin e ndërprerjes së energjisë elektrike por deri më tani nuk ka asnjë hap për këtë.
Një prej problemeve kryesore që shkakton ndërprerjen e energjisë elektrike në fshatin Rrjoll të Velipojës është fakti se në rastet kur ka erë apo reshje shiu telat e rrjetit elektrik që janë të mbuluar nga këto pemë nga kontakti me pemët krijojnë qark të shkurtër elektrik dhe për pasojë telat këputen duke lënë fshatin e Rrjollit pa energji elektrike.