Hapja e sezonit turistik në Velipojë kulmoi me një koncert në sheshin qëndror të plazhit me disa prej artistëve më të mirë shqiptar. Këngëtari Dren Abazi bashkë me grupin “Asgjë Sikur Dielli” dhe Dj Vin Veli ndezën atmosferën tek pushuesit e pranishëm në këtë natë festive.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia u shpreh se këto koncerte në plazhin e Velipojës synohet që të jenë më të shumta për të thithur edhe të rinjtë që ta frekuentojnë Velipojën.

Koncerti vijoi deri në orët e vona duke bërë që pushuesit e pranishëm të dëfrehen nën tingujt e muzikës të artistëve të pranishëm.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, EDICIONI I PESTË I FILMIT “EKRANI I ARTIT”
Artikulli tjetërSHKODËR, FERID RRAGAMI FESTON 65 VJETORIN E LINDJES