Fshati Gomsiqe në Njësinë Administrative Velipojë është kantieri i ndërtimit i radhës i Bashkisë së Shkodrës. Me një fond 85 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë, po vazhdon puna për ndërtimin nga e para të rrjetit të kanalizimit të ujërave të bardha dhe e trotuarit për këmbësorë, në një aks që sidomos gjatë stinës së verës, është shumë i frekuentuar.

Në bashkëbisedim me banorët, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka siguruar se ndërhyrja do të vazhdojë edhe në rrugët e brendshme të fshatit Gomsiqe.

Ndërhyrjet që po realizohen dhe do të vazhdojnë në njësinë administrative Velipojë, ndikojnë direkt në përmirësimin e standarteve të jetës për banorët por njëkohësisht, janë edhe në funksion të sezonit të ri turistik, i cili në këtë zonë tërheq një fluks shumë të lartë pushuesish nga e gjithë Shqipëria por edhe nga jashtë vendit.

Artikulli paraprakSHKODËR, 70 VJETORI I LINDJES I ARQIPESHKËVIT MASSAFRA
Artikulli tjetërADEMI: TREGTARËT E MERKATËS SË RUSIT PO PAJISEN ME LICENCA