Bashkia Shkodër ka ngritur disa grupe vlerësimi për ndarjen e hapësirave me qëllim vendosjen e shezlloneve në bregdet.

Nënkryetari Dritan Meta thotë se brenda javës së ardhshme do të bëhet ndarja e plotë e hapësirës bregdetare të Velipojës, duke respektuar të drejtën e pushuesve për plazh publik. Hapësira bregdetare e plazhit të Velipojës ndahet kryesisht tek përdoruesit e përvitshëm.

Një pjesë e kësaj hapësire zotërohet nga rrjeti i hotelerive dhe restoranteve, ndërsa pjesa tjetër nga kontraktorë që zhvendosin aktivitetitn e tyre për 3 apo 4 muaj në plazhin e Velipojës. Ndër vite, mungesa e hapësirave publike është përcjellë me shqetësim qytetar nga ana e pushuesve. Ndërkaq, Bashkia Shkodër ka parashikuar që 20% e bregdetit të shërbejë si hapësirë publike.

Artikulli paraprakBASHA: MBAROI SHEQERI, ILIR!
Artikulli tjetërLUKA VIJON TAKIMET ME KOMUNITETIN