POLICIA E SHKODRËS BËN PUBLIKE SITUATËN E RENDIT GJATË 24 ORËVE .
Tre konflikte të ashpra fizike u regjistruan këtë fundjavë në plazhin e Velipojës, ku për konflikte të çastit dhe banale u konfrontuan fizikisht disa shtetas në tre ngjarje të ndryshme.
Komisariati i Policisë Shkodër njofton se ditën e Dielë me datë 20. 07. 2014, u bë shpallja në kërkim, ndaj shtetasit *Kastriot D.*, vjeç 35, banues në Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi për motive të dobëta në Plazh Velipojë, ka dhunuar fizikisht shtetasin N. D., vjeç 16, banues në Fshatin Berdicë, Komuna Berdicë Shkodër. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Materialet në Prokurori neni 89 i Kodit Penal.Me datën 20. 07. 2014 u bë shpallja në kërkim, ndaj shtetasit *Eglion Z.*, vjeç 17, banues në Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi për motive të dobëta në Plazh Velipojë, ka dhunuar fizikisht shtetasin *P. N.*, vjeç 40, banues në Komunën Velipojë, Shkodër. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet përkapjen e autorit të kësaj ngjarje. Materialet në Prokurori neni 89 I Kodit Penal.
Me datën 20. 07. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasit *A. B.*, vjeç 36, banues në Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi për motive xhelozie, në Plazh Velipojë Shkodër, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases *S. K.*, vjeç 33, banuese në Shkodër. Materiales ju referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, parashikuar në neni 130/a, për ”Dhunën në familje”.