Çdo subjekt që operon në vijën bregdetare të Velipojës duhet të kishte pozicionuar vrojtuesit e vet .
Vetëm një ditë më parë tre persona rrezikuan të mbyteshin në ujrat e Adriatikut në plazhin e Velipojës për shkak të dallgëve por ata janë shpëtuar nga plazhistë të tjerë duke qënë se roje bregdetare nuk kishte.
Instruktori i vrojtuesve të plazhit Nikolin Sterkaj duke folur për Star Plus tregon se grupet e punës për garantimin e sigurisë të cilat e kanë për detyrim të inspektojnë vijën bregdetare këtë vit ende nuk janë parë gjëkundi, kjo sipas tin për shkak të mos koordinimit nga pushtet lokal dhe ai qëndror.
Ndërkohë Sterkaj tregon një tjetër detaj sipas të cilit kullat e vrojtimit të ndërtuara pak vite më parë e kanë humbur funskionin për të cilin janë ndërtuar. Sipas tij Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton qartë se kullat e vrojtimit duhet të jenë të vendosura përpara dhe jo pas shezloneve pra në vijën e parë plazhit
Edhe përgjatë këtij sezoni turistik pushuesit po e frekuentojnë plazhin e Velipojës pa praninë e rojeve bregdetare.Në pjesën më të madhe të stacioneve të plazhit nuk janë vendosur roje dhe kullat e vrojtimit janë të boshatisura.