E gjithë hapësira në plazhin e Velipojës që duhej të ishte lirshëm për pushuesit është zënë nga shezllonet në mënyrë të paligjshme.
Shumë prej këtyre subjekteve përveç pjesës së tyre që kanë në kontratë me bashkinë Shkodër kanë zënë padrejtësisht edhe hapësirën e lënë për qytetarët. Një gjë të tillë e konfirmon edhe administratori i njësisë Velipojë Mark Laloshi. Bashkia thotë Laloshi i është drejtuar drejtorisë së tatimeve, policisë dhe institucioneve të tjera me shkresa zyrtare që të mundësojnë lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Këto ditë është zhvilluar edhe një takim në bashkinë Shkodër mes kryebashkiakes Voltana Ademi dhe drejtuesve rajonal të institucioneve të tjera ku i është kërkuar që të mundësojnë lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme në plazhin e Velipojës.