Një turist duke bërë gjiro me motorin e ujit në plazhin e Velipojës, ka rënë gjatë kohës që ka marrë kthesën dhe është dëmtuar lehtë në kokë.

Sipas policisë turisti belg Nasim Benhadou është rrëzuar aksidentalisht teksa ka marrë plagë të lehta. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke marrë mjekimin e duhur. “Mora mjekimin dhe tani po largohem nga spitali.Kam ardhur me pushime në Velipojë dhe do ti vazhdoj edhe për disa ditë.Unë thjesht po bëja një kthesë me motorin e ujit dhe papritur u rrëzova Më kanë qëndruar gati si mjekët ashtu edhe pushuesit të cilët më erdhën menjëherë në ndihmë.Tani mora mjekimin e nevojshëm dhe do të shkoj në Velipojë për të kaluar pushimet,Shqipëria është vend tepër I bukur,Nuk kam asgjë serioze tha 27-vjecari Benhadou. Turisti ka dalë nga spitali dhe është dërguar sërish në Velipojë ku është akomoduar me pushime.Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Plazhin e Velipojës. Sipas burimeve policore, përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, turisti nuk ka shprehur asnjë pretendim dhe nuk ka bërë kallëzim.Sic mësohet policia e rendit në bashkëpunim me policinë kufitare është në mbikqyrje të situatës cdo ditë për të parandaluar cdo ngjarje nga mjetet ujore dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve

Artikulli paraprakANTI-INFORMALITETI, TATIMET AKSION NË VELIPOJË
Artikulli tjetërKONCERT NË VELIPOJË PËR PUSHUESIT