Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv I Dioqezit Shkodër-Pult I shoqëruar edhe nga Skeretari I Nunciaturës Apostolike në Tiranë Don Giuseppe Commisso si dhe At Luigi Aluisi, vizituan kampin verorë të projektit” Shpresa” në Velipojë.
Imzot Massafra u shpreh se ky kamp cdo vit po vjen e rritet dhe se ne të gjithë duhet të mundohemi të bëjmë mirë, pavarësisht se cfarë besimi kemi, duke ju ofruar këtyre personave që janë me aftësi ndryshe mundësinë që të shijojnë një kohë ndryshe
Për drejtuesin e Projektit “Shpresa” Luigj Mila, nga viti në vit në këtë kamp po rriten numri e vullnetarëve nga vendet e ndryshme të botës, ndërsa thotë se nxitja e vullnetarizmit është qëllimi I këtij kampi veror.
Albert Reka është një nga vullnetarët I cili është rritur në projektin “Shpresa” dhe në shtëpitë e fëmijëve në Shkodër, ndërsa që nga viti 1998 është pjesë e këtij kampi veror ai shprehet se unë sot ndodhen I plotësuar me një familje dhe me punë falë kohës së kaluar në kamp dhe në këtë project.
Në kampin Veror “ Shpresa” në Velipojë I cili ka nisur në korrik të këtij viti I cili ka që nga viti 1998 që funksion, kanë kaluar pushimet verore nën kujdesin e vullnetarëve dhe të drejtuesve të projektit rreth 150 persona me aftësi ndryshe të të gjitha moshave