Është mbledhur në Velipojë Task-Forca e turizmin për Qarkun e Shkodrës nën drejtimin e tre ministrave të kabinetit qeveritar, atij të turizmit Blendi Klosi,ministres së infrastrukturës Belinda Balluku dhe ai I jashtëm Gent Cakaj. Në fokus ishin të këtij takimi rezultatet e arritura deri tani si dhe për masat dhe vendimet e Task-Forcës, për menaxhuesit e stacioneve të plazhit që ushtrojnë aktivitet në shkelje të ligjit.
Ministri Blendi Klosi kritikoi pushtetin vendor që sipas tij pas inspektimeve të bëra në terren nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura rezulton se velipoja është me keq sesa një vit më parë . Sipas Klosit probleme janë vërejtur mangësi të mëdha sic është mungesa e rojeve bregdetare dhe stacionet e plazhit që janë të gjitha të papajisura me kontrata nga ana e bashkisë Shkodër
Ndërkohë Ministra e Infratsrukturës Belinda Balluku e vuri theksin tek bashkëpunimi I ngushtë qeveri , pushtet vendor teksa i kërkoi të pranishmëve në tryezë të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre
Ndërsa ministri i jashtëm Gent Cakaj u shpreh se për të krijuar një turizëm të suksesshëm nevojitet vëmëndjen më e shtuar në mbulimin me shërbime për të thithur sa më shumë turistë të huaj
Nga ana tre ministrave u kërkua , që bashkia të përcaktojë zonën ku lejohet muzika, ku operatorët duhet të kenë muzikë me orar dhe ku pa kufizim