Nëse për shumë banorë të bashkisë Shkodër ndërrimi i viteve ka qenë një datë e gëzueshme, për familjen Qosaj nga fshati Ças i njësisë administrative Velipojë nuk ka qenë e tillë.

Kjo pasi pak ditë para mbylljes së vitit, shtëpia e tyre u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke u djegur plotësisht njëra prej dhomave dhe pjesërisht ambientet e tjera të banesës. Nga ajo ditë, dy prindërit së bashku me foshnjen e tyre një vjeçare, e cila për pak i shpëtoi tragjedisë, jetojnë tek një i afërm në kushte tejet të vështira ekonomike. Thirrja e kësaj familjeje në nevojë është një ndihmë simbolike për të përballuar situatën e vështirë në të cilën po kalojnë. Ajo që e bën më të vështirë situatën në familjen Qosaj është fakti se shtëpia e djegur nuk është pronë e tyre. Një i afërm u ka mundësuar këto ambiente strehimi që aktualisht janë bërë të pabanueshme.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË BANESË, SHPËTOJNË FAMILJARËT
Artikulli tjetërTRAMEZZANI SHQIPTARËVE: MË MËSUAT KRENARINË