Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “Kultivim i lëndëve narkotike”.
47-vjeçari banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, dyshohet se në gusht të vitit 2021 ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke bujqësore që kishte marrë me qira.
Materialet iu referuar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
INFORMACION PARAPRAK
Velipojë, Shkodër
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. L., 47 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë.
Për këtë shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke bujqësore që kishte marrë me qira, në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.