Sezoni ka pak javë që ka filluar në Velipojë, ndërsa pushuesit kanë filluar të mbushin shezllonet në temperaturat e favorshme të qershorit. Megjithatë, jo gjithçka shkon ashtu siç duhet.

 

Pushuesit ankohen për problemet që shfaqen me higjenën, sidomos në brezin e parë të rërës në breg. Sipas tyre, duhet treguar një kujdes më i veçantë, në mënyrë që i gjithë sezoni turistik të jetë një sukses për muajt në vazhdim për Velipojën.

 

Megjithatë, ka turistë të tjerë që janë të kënaqur me kushtet që ofron bregdeti i Velipojës.
Velipoja është një ndër destinacionet më të vizituara të Bashkisë së Shkodrës, ndërsa njeh një numër të lartë të pushuesve përgjatë sezonit veror.

 

Vijon të bien në sy kullat e vrojtimit, të cilat akoma nuk kanë një zgjidhje konkrete. Sezoni veror i vitit të kaluar ka qenë një ëndërr e keqe për Velipojën, pasi disa persona fatkeqësisht humbën jetën në ujërat e Adriatikut.

 

Artikulli paraprakSITI ARKEOLOGJIK, HILA TAKON ARKEOLOGËT
Artikulli tjetërLULISHTJA ME GROPË, VIJON RREZIKU…