HAXHINASTO: FTOJ QYTETARËT TË BASHKËPUNOJNË, TË NISIN LIDHJET ME RRJETIN. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe Shefi i Bashkëpunimit i Delegacionit të BE-së në Shqipëri Yngve Engström
inspektuan përfundimin e punimeve të Fazës së Parë të projektit tëndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza nëzonën e Velipojës. Ministri Haxhinasto vlerësoi standardin e larta të punimeve por nga ana tjeter, kerkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të kryejne lidhjen me këtë impiant . Shefi i Bashkëpunimit i Delegacionit të BE-së në Shqipëri Z. Yngve Engström vlerësoi kete investim që po kryehet ne kete zone duke u shprehur se pret me padurim qe te kthehet ne Velipoje me pushime pas perfundimit të këtij impianti . Ky projekt është financuar ngaBashkimi Evropian në Shqipëri me një vlere totale teinvestuar për projektin e plotë rreth 18 milionë Euro. Realizimi i plotë i investimit pritet të kryhet brenda muajit Mars 2016. Kapaciteti i ndërtuar për Fazën e Parë tëimpiantit është 10.000 banorë, me vlerë rreth 3.5 milionëEuro dhe ka përfunduar plotësisht. Përfundimi i projektit në 2016 do të mbulojë 100% kapacitetin e parashikuar ose 48.000 banorë.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/o3AYLwwo8Uo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]