Nëse do të kalosh disa ditë në plazhin e Velipojës, përgatitu të përballesh me inskete nga më të ndryshmet. Këtë sezon nuk është bërë dezinsektimi I zonës dhe mushkonjat kanë vërshuar në plazh dhe në rrugë. Nga një vëzhgim që Star Plus bëri, pushues vendas por edhe nga Kosova e ciëlsojnë këtë situatë si mjaft alarmante.

Në një kohë kur dezinsektimi duhej bërë që para fillimit të sezonit, kur është edhe periudha e luftimit të larvave të mushkonjave pasi këto vonesa kanë sjellë probleme më më mëdha tani. Një pjesë e pushuesve nuk mohojnë faktin që vitin tjetër të kalojnë pushimet në një plazh tjetër, për shkak të kushetve të dobëta në të cilat paraqitet Velipoja këtë sezon turistik.

Nga ana tjetër, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Public në Shkodër ka bërë të ditur që dezinsektimi nuk është më një përgjegjësi e këtij institucioni.

Artikulli paraprakRRUGA QË MIRËMBAHET NGA BANORËT
Artikulli tjetërIMAM FEJZI ZAGANJORI NDEROHET “MIRËNJOHJA E QYTETIT”