Pas ngjarjes së frikshme, pushuesit në Velipojë, të trembur dhe të frikësuar se një ngjarje e tillë mund të përsëritet kanë braktisur dhomat e hotelit ku po pushonin. Ata shprehen me tona të ashpra mbi ngjarjen e ndodhur dhe kërkojnë të largohen sa më parë nga aty.
Pavarësisht ngjarjes, të shumtë kanë qenë pushuesit që i janë drejtuar plazhit për të kaluar fundjavën edhe pse të tronditur nga ngjarja.
Edhe pse lajmi për vrasjen e katërfishtë u përhap me shpejtësi dhe tronditi mbarë opinionin publik, ka nga ata pushues që nuk janë në dijeni të ngjarjes.
Në fillim të sezonit turistik plazhi i Velipojës, por edhe i gjithë rajoni verior është tronditur nga kjo ngjarje ku mbeten të vrarë 4 persona dhe 2 të tjerë mbeten të plagosur.