Sezoni turistik në Velipojë duket se do të jetë plotësisht i dështuar. Kur jemi në fluksin e pushimeve, pikërisht në muajin Gusht, pushuesit janë bërë pre e grabitjeve. Madje jo grabitje të shtëpive, por në mes të pedonales dhe në një grumbull të madh qytetarësh. Ky fenomen është denoncuar nga disa telefonata te qytetareve të cilët cilët kanë telefonuar në televizionin Star Plus. Sipas informacioneve, në Velipojë kanë ndodhur mbi tre grabitje në pedonale, brenda dy ditëve të fundit.
Sipas denoncimit që bëjnë qytetarët, grabitës shfrytëzojnë daljet në pedonale rreth orës 20:00 të darkës e duke përfituar nga mungesa e forcave të rëndit, grabisin qytetarët duke u marrë çantat nga dora e duke u larguar me shpejtësi. Star Plus mëson se ka patur vetëm ditën e martë dy raste të tilla, duke grabitura shuma të konsiderueshme parash por edhe sende të tjera më vlerë. Kjo natyrisht është një këmbanë alarmi për Policinë e Qarkut të Shkodrës. Nga ana e tjetër këto grabitjes kanë filluar të shkaktojnë tmerr tek qytetarët të cilët nuk shohin aspak siguri. Përveç grabitjeve që tashmë dihen që kanë ndodhur në shtëpi banimi të ndryshme në Velipojë, ato po transformohen në pedonale. Policia duhet të realizojë menjëherë një ndërhyrje urgjente për të vendosur rendin në plazhin e velipojës për të parandaluar të tjera grabitje në këtë pikë turistike që mbetet një ndër më të rëndësishmet jo vetëm në Veri por në gjithë Shqipërinë.