Plazhi I Velipojës mbetet një nga destinacionet më të preferuara nga pushuesit vendas dhe të huaj gjatë stinës së verës. Por edhe këtë sezon mungesa e hapësirave publike vazhdon të mbetet një nga problemet me të cilat përballen pushuesit vendas dhe të huaj. Sipas tyre institucionet përgjegjëse është dashur të menaxhojnë më mirë ndarjen e hapësirave private dhe atyre publike.
Krahasuar me vitin e kaluar, ne ktë sezon janë përmirësuar 2-3 shërbime tregojnë pushuesit ndërsa theksojnë se plazhi I Velipojës ka nevojë për organizizm të mirëfilltë të hapësirës.
Përvec hapësirave publike, një problematikë tjetër e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ana e institucioneve është edhe mirëmbajtja e hapësirave publike në plazhin e Velipojës, pasi pushuesit vendas dhe të huaj I frekuentojnë për të kaluar kohën gjatë psaditeve.
https://youtu.be/j_8T2kcXo74