FOTO ILUSTRUESE

Velipojë/Shkodër

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakKËTO JANË EFEKTET ANËSORE MË TË ZAKONSHME PAS MARRJES SË VAKSINËS KUNDËR COVID-19
Artikulli tjetërMETA: 25 PRILLI ËSHTË REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT, HAPIN VENDE PUNE PËR TË ‘REHATUAR’ PATRONAZHISTËT