Qendra shëndetësore e Velipojës është rindërtuar për të ofruar një shërbim më të mirë për qytetarët dhe pushuesit gjatë sezonit turistik që po afrohet. Qendra e rindërtuar u vizitua nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Qendrat shëndetësore verore do të jenë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndara në 17 postacione përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë turistësh.

Mbi 40 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka nisur puna për finalizimin e planit të masave për t’ju përgjigjur më shpejt dhe me cilësi turistëve, për një sezon turistik të sigurtë.

Artikulli paraprakMEDIU: JEMI OPTIMIST PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE
Artikulli tjetërPËRCILLEN NË BANESËN E FUNDIT KUSHËRINJTË, FAMILJARËT HESHTIN PËR VRASJEN