Çdo ditë që kalon e bën edhe më te rrezikshme jetën për shoferët e automjeteve që kalojnë në këtë rrugë e cila ka pësuar çarje të shumta deri në rrezik shembje.

Dëmtimet e shumta janë bërë nga Ura e Gjo-Lulit e deri në Mali Kolaj saqë arrijnë në kufijtë e një skandali.Në lidhje me këtë problematikë reagoi kreu i njësisë administrative Velipojë Altin Kaci i cili për Star Plus tregon se

bashkia Shkodër i ka dërguar shkresë zyrtare innvestitorit të punimeve që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit por ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete. Megjithatë Kaci sqaron se firma ka nisur specialistët e saj për të bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të rrugës

Ishte parashikuar që segmenti nga Ura e Gjo Lulit e deri në Mali Kolaj që në nisje se do të ishte më i vështiri për shkak të terrenit, ku janë kryer edhe hapje në mal, si dhe kthesat e forta, por dëmtimi i pësuar në rrugën e velipojës është i pajustifikuar

Artikulli paraprakSHATËRVANI, QYTETARËT: PO SHKATËRROHET ÇDO DITË
Artikulli tjetërSHIRQ, VENDOSET GUR-THEMELI I XHAMISË SË RE