Banoret e qendres se Velipojes kane me shume se tre vjet, qe po bashkejetojne me ujrat e zeza, pasi kanali i tyre eshte krejtesisht i zbuluar dhe se gjithcka eshte e ekspozuar ne siperfaqe.
Kjo situate paraqitet mjaft alarmante, jo vetem per shkak te shtimit te fluksit turistik qe I drejtohen plazhit, por sidomos tashme me rritjen e temperaturave banoret e kesaj zone rrezikohen seriozisht nga perhapja e ndonje epidemie. Nderkohe kjo situate behet akoma me paradoksale kur ujerat e zeza kalojne pikerisht perpara qendres shendetesore dhe cdo pacient qe I drejtohet kesaj qendre per sherbime te caktuara , rrezikon qe te marre ne kembim ndonje infeksion te mundshem. Por jo me pak shqetesuese situata paraqitet edhe ne stinen e dimrit ku si rezultat e reshjeve ujerat e zeza perfundojne jo vetem ne rrugen kryesore por madje deri edhe ne brendesi te qendres shendetesore. Nderkohe me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e stines se veres kjo situate ne te cilen ndodhen qendra e Velipojes mund te agravoj me tej duke u bere nje rrezik serioz per banoret e saj. Nderkaq nga ana tjeter mbetet te shpresohet qe ky problem te mos vazhdoi te bie ne veshin e shurdhet te institucioneve pergjegjese, por keta te fundit te planifikojne nje nderhyrje konkrete, pasi pervecse rrezikut shendetesor, keta ujera ne siperfaqe paraqesin edhe nje imazh krejtesisht te shumtuar per piken turistike te Velipojes ku gjate sezonit te veres frekuentohet nga me shume se 100 mije pushues.