Një 28-vjecar, pushues nga Kosova është shpëtuar sot në plazhin e Velipojës.Vrojtuesi i plazhit Eldi Hasani ka ndërhyrë në kohë derisa arriti që ta nxirrnjë në breg pushuesin. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Eldi Hasani, vrojtues ne plazhin e Velipojes ka shpetuar nga mbytja nje pushues nga Kosova, 28 vjecar.
Eldi e ka transportuar ne breg dhe i ka dhene ndihmen e pare mjekesore derisa ne vendngjarje ka mberritur ndihma e specializuar. Vrojtuesit e Plazhit nuk jane heronj. Jane thjesht engjej mbrojtes dhe kane nje mision, te shpetojne jete” shkruan Federata Shqiptare e Vrojtuesve te Plazhit.
Pas dhënies se ndihmës së parë, gjendja e 28-vjecarit është normalizuar dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Pushuesi pasi kishte hyrë në ujërat e bregdetit të Adriatikut, disa metra larg bregut ai ka pirë sasi të konsiderueshme uji dhe ka rrezikuar mbytjen. Ai ka kërkuar ndihmë dhe fatmirësisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të një subjekti privat ku ka pasur roje sigurie, i cili ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 28-vjecarit në breg.