Pas lajmeve që qarkulluan në media se vëllai i deputetit të PD-së, Belind Këlliçi ishte këshilltar i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, vjen një reagim për herë të parë nga demokrati.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Këlliçi sqaron pozicionin e vëllait të tij, Reshardit, duke pohuar se ai ka bashkëpunuar duke ofruar ndihmën e tij ligjore me kompani të huaja apo dhe ato amerikane.

Po ashtu ai theksoi se vëllai i tij ka shërbyer si këshilltar juridik në ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku, duke shtuar se ai kishte dhënë dorëheqjen nga detyra pasi Këlliçi u zgjodh drejtues politik i PD në Tiranë.

Artikulli paraprakKREU I DOGANAVE: NË MESIN E 2022 DO OFROJMË ONLINE TË GJITHA SHËRBIMET, URIMI PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK NË MALËSI TË MADHE, NDËRRON JETË NJË PERSON