Vëllezërit e dehur shkatërrojnë spitalin dhe godasin edhe policinë.

 

Dy vëllezër janë vënë në pranga në Durrës, pasi në gjendje të dehur kanë shkuar në spital, por aty kanë goditur dhe shkatërruar edhe ambientet e spitalit, e më pas kanë goditur edhe punonjësit e policisë të cilët kishin shkuar të qetësonin situatën. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se në pranga janë vendosur, Florenc Çalamani 31 vjeç, banues në Durrës dhe Dajlan Çalamani 25 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tyre është bërë sepse një ditë më parë rreth orës 17:45, në gjendje të dehur, kanë prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës. Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, me qëllim qetësimin e situatës. Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur uniformave blu dhe në vijim janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë. Pasi janë shoqëruar, dy vëllezërit kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Dosja i ka kaluar kaluan Prokurorisë së Durrësit për hetime të tjera për akuzat e “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik në bashkëpunim” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Artikulli paraprakHEQJA E MANDATEVE, MANJANI: RESPEKT PËR KQZ DHE PËR PROKURORINË!
Artikulli tjetërGRANATË DORE NË MITROVICË TË VERIUT, NË AFËRSI TË OBJEKTIT TË QEVERISË