Ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjësin e sotëm në fshatin Varibob të Fierit, ku një 33-vjeçar ka goditur me thikë vëllain e tij.

Dy vëllezërit ishin zënë me njëri-tjetrin teksa hanin mëngjes.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. S., akuzohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Artikulli paraprakPËRMBYSET MAKINA NË AKSIN FUSHË KRUJË-TIRANË, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërMASAKRA NDAJ NËNAVE DHE FËMIJËVE NË MEKSIKË, ARRESTOHET SHEFI I POLICISË