Vëllezërit Menendez, të cilët dikur shokuan Amerikën dhe botën mbarë për vrasjen brutale të prindërve të tyre, janë bashkuar prapa hekurave, pas më shumë se dy dekadash nga dënimi i tyre për vrasje, shkruan BBC.

Gjyqet për vrasje të dyfishtë, të ndjekura nga publiku i gjerë, u zhvilluan për Erik Menendez, 47 vjeç dhe Lyle Menendez, 50vjeç, që çuditën mbarë opinonin në fillim vitet ’90. Ata po përpiqen të ulin dënimin “burgim të përjetshëm” që morën për vrasjet e kryera në 1989.

Vëllezërit, 18 dhe 21 vjeç aso kohe, vranë prindërit e tyre të pasur Jose dhe Kitty Menendez në oborrin e rezidencës së tyre në Beverly Hill.

Ata shpërthyen në lot kur u takuan për herë të parë pas kaq kohësh, të mërkurën në burgun e San Diegos.

Si bashkëpunëtorë në krim, vëllezërit janë mbajtur veçmas njëri-tjetrit që herën e fundit që ata u panë në 1996-n.

Prokurorët argumentuan gjatë gjyqit se djali kishte vrarë prindërit e tij për të përfituar pasurinë shumë milionë dollarëshe të tyre.

Avokatët mbrojtës të vëllezërve pretenduan se ishte hakmarrje si pasojë e abuzimeve seksuale të pësuara pikërisht nga prindërit, por një gjë e tillë nuk u provua kurrë në gjyq.

Babai i tyre, një drejtor Hollivudi 45 vjeçar u qëllua 6 herë me një shotgun që vëllezërit e kishin siguruar disa ditë para krimit.

Mamaja e tyre vdiq pas 10 plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Të dy thanë për policinë se u kthyen në shtëpi për të parë prindërit e tyre të vrarë.

Ata u arrestuan pasi e dashura e një psikologu që trajtonte Erik Menendezin vajti në polici për të denoncuar kërcënimin që ky i fundit i kishte bërë edhe psikologut.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 06.04.2018
Artikulli tjetërADMINISTRATA, 12 % E PUNONJËSVE NGELIN NË TESTIM