23 prilli jo pa një motiv të veçantë njihet si Dita Ndërkomëbtare e Librit. Për shkrimtarin, përkthyesin dhe profesorin Zija Vukaj, është një ditë e veçantë e cila kujton dy prej figurave të mëdha të letërsisë botërore.
Përtej kësaj, në këtë ditë të librit, Zija Vukaj shprehet se pavarësisht se vëmendja është larguar nga koncepti i librit, e rëndësishme është që informacioni të absorbohet, edhe pse mund të vij përmes mjeteve të tjera alternative, e cila në këtë rast është padyshim teknologjia.
Megjithatë, për shkrimtarin Vukaj, Shqipëria dhe më konkretisht Shkodra e duan leximin, duke sjell kështu jo vetëm një traditë të madhe, e cila ndihmohet jashtëzakonisht shumë nga elokuenca e shqipes.
Pavarësisht se ndër vite vëmendja është tërhequr ndjeshëm ndaj leximit përmes librave, magjia e printit vazhdon të jetë burimi kryesor i informacionit dhe edukimit. Libri vijon të mbetet burimi i dritës.