Vendet anëtare të BE: ‘Ok’ çeljes së negociatave me Shqipërinë

Bruksel- Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë sot dakort me rekomandimin e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Zëri i Amerikës ka zbardhur diskutimet e kryediplomatëve të BE, në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë në Bruksel. “Këshilli vëren pozitivisht rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet e anëtarësimit më Shqipërinë, në varësi të një përparimi të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thekson teksti. Ajo çfarë është për t’u theksuar, lidhet me hapësirën që i lihet Komisionit, për të mos pritur kalendarin për Zgjerimin por që të mund t’i drejtohet vendeve anëtare më parë, nëse vëren përparim. “Këshilli fton Komisionin të raportojë mbi Shqipërinë, përveç paketës së zgjerimit, dhe do të rimarr në shqyrtim Shqipërinë kur të jetë kryer progresi i mjaftueshëm”, thekson teksti. Vendet anëtarëve kërkojnë nga Shqipëria që ajo të ecë përpara me 5 përparsitë kyçe. “Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të Dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i të 5 prioritetet kyçe duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave”.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KISHTE 500 MAKINA, LUFTË ME POLICINË GJATË ARRESTIMIT
Artikulli tjetërMAGAZINA PËRFSHIHET NGA FLAKËT, RREZIKOHET PYJET NË MILOT