Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një propozim të Komisionit Evropian për të vendosur kufij të çmimeve për produktet ruse të naftës.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenca suedeze e BE-së, që njoftoi se ambasadorët e 27 shteteve të BE-së ranë dakord në një takim të sotëm për të vendosur një kufi prej 100 dollarë për fuçi për produktet premium si nafta dhe një kufi prej 45 dollarësh për produktet e nivelit të ulët. Kufiri i çmimit hyn në fuqi të dielën, ashtu si edhe ndalimi i BE-së për importet e produkteve ruse të naftës.

Ai pason një kufi prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur ndaj naftës së papërpunuar ruse më 5 dhjetor.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19 NË VEND/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE 16 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetër“PASOJAT E PUTHJES FATALE ME NJË TË VDEKUR”, RAMA SULMON OPOZITËN