Finlanda është vendi më i lumtur në botë sipas raportit zyrtar të OKB, duke mbajtur titullin për të shtatin vit radhazi. Kosova renditet në vendin e 27-të duke qenë vendi më i lumtur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me Serbinë që renditet në vendin e 37-të, Bosnje Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në të 76-tin dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 84-ët.
Sa i përket Shqipërisë, në raportin e lumturisë ajo renditet në vendin e 87-të, duke u renditur e fundit në krahasim me 5 vendet e tjera të rajonit në Ballkanin Perëndimor. Vendet nordike kryesojnë dhjetë vendet e para, me Danimarkën, Islandën dhe Suedinë pas Finlandës. E teta në vitin 2023, Zvicra bie në vendin e nëntë, duke parë rënien e indeksit të lumturisë, duke shkuar nga 7,240 në 7,060 në një vit. Në anën tjetër të renditjes, Afganistani, në kontrollin e një katastrofe humanitare që nga kthimi i talebanëve në pushtet në vitin 2020, zë vendin e fundit nga 143 vendet.
Shtetet e tjera nordike janë të gjitha në krye të kësaj renditjeje, me Danimarkën (2, 7,583), Islandën (3, 7,525) dhe Suedinë (e katërta, 7,344). Amerika renditet në vendin e 24, Gjermania në vendin e 25 dhe Franca në vendin e 27.