Pas shkarkimit nga vetingu i gjyqtarit Fatos Lulos se nuk justifikoi pasurinë, Kuvendi i Shqipërisë rihapi garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë ditën e sotme Kuvendi ka publikuar emrat e gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e tyre dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për këtë pozicion .

Kandidatët janë: 1. Ardita Buna Alsula 2. Ded Kasneci 3.Klodian Rado 4. Regleta Panajoti 5. Shaqir Hasanaj 6. Vjosa Bodo Mujo.

Gjykata Kushtetuese është Gjykata më e lartë në Shqipëri e cila vendos se çfarë do të thotë Kushtetuta. Ajo mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare.

Aktualisht Kushtetuesja ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, në krahasim me 9 që duhet të ketë. Do të jetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili me anë të një grupi Gjyqtarësh dhe Prokurorësh me provojë do të kontrollojë kualifikimet e kandidatëve që janë shprehur të interesuar.

Më pas ata do të propozojnë tre emra për secilin vend në këtë gjykatë dhe më pas do të kalojë me rotacion mes Kuvendit Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Nëse nuk bien dakord, atëherë do të zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga lista e KED.

KED i nisi intervistat më 7 gusht me Besnik Muçin, ndërsa i mbylli ditën e premte kandidatët e tjerë Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari. Pas intervistimit të tyre KED do të përgatisë listën përfundimtare me renditjen e tyre që më pas do t’i paraqiten Presidentit dhe Kuvendit.

Artikulli paraprakGJENDET KANABIS NË MAKINË, NË PRANGA DY PERSONA
Artikulli tjetërKLSH: NË SHQIPËRI FUTEN PESTICIDE TË RREZIKSHME NGA KINA, AKU S’KA AS LABORATOR