Lezhë – Sheshi bëhet parking, mjetet zaptojnë vendin e destinuar për qytetarët

Në Lezhë, qendra e qytetit e rikonstruktuar me gurë, është kthyer sërish në vendparkim automjetesh. Rikonceptimi me gurë, nuk përballon dot pesha të rënda, çka rrezikon dëmtimin e investimit 3 mln euro të qeverisë dhe fondit të zhvillimit të rajoneve. Policia Bashkiake e Lezhës thotë se kjo situatë është krijuar përshkak të një defekti të trareve pengues, të cilët kanë dalë jashtë funksioni. Edhe pse ishte deklaruar se do të vihet në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve, sheshi kryesor i qytetit të Lezhës është kthyer sërish në vendparking automjetesh. Ndonëse ka disa tabela që ndalohet parkingu, në këtë vend mund të hysh dhe dalësh lirisht. Janë vetë punonjësit e administrates së Bashkisë Lezhë, të cilët japin shembullin më negativ, duke parkuar automjetet e tyre në shesh, e kjo në shkelje të plotë të ligjit. Policia Bashkiake e lezhës thotë se kjo situatë është krijuar për shkak të një defekti të trareve pengues, të cilët kanë dalë jashtë funksioni. Jak Gegaj: Këtu nuk është e lejuar të bëhet parkimi për automjetet, por një defekt që ka pësuar ky trau këtu. Këta kanë shfrytëzuar dhe një pjesë të trotuarit meqë është bërë ndërtimi i sheshit pak me probleme. Kanë hyrë para se të dalim ne në punë, në mëngjes herët. Me rikualifikimin e qendrës së qytetit të Lezhës u ndalua dhe parkimi i automjeteve brenda sheshit, pasi konstrukti i ndërtimit me gurë nuk e përballon pesha të rënda.

Artikulli paraprakALARMI I UNICEF:300 MILIONE FEMIJE NE BOTE JETOJNE NE AJER TE NDOTUR
Artikulli tjetërZYRTARIZOHET HEC I POÇEMIT,MEI:DO TE INVESTOHEN 100 MILION EURO PER TRE VITE