Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook ka shprehur urimet e saj në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ajo shtoi se Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi, ndërsa shtoi se vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Balkanit Perëndimor është në BE”, shkroi Xhaçka.

Artikulli paraprak“100 VJET BASHKË”, YURI KIM: LIDHJA SHBA-SHQIPËRI, KAPËRCEN ÇDO QEVERI, UDHËHEQËS APO PERSON
Artikulli tjetërLIDERËT E BE-SË KONFIRMOJNË STATUSIN E VENDIT KANDIDAT PËR BOSNJE E HERCEGOVINËN