Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i takon të gjitha ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Tirana dhe Vllaznia janë gjobitur në masën 50.000 lekë. Në Kategorinë e Parë, nuk ia hedhin paq as Flamurtari me Korabin.

Vendimet:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të zyrtareve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Korabi, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Artikulli paraprakSËRISH PËRBALLJE TRUMP-BIDEN PËR ZGJEDHJET E PRESIDENCIALE NË SHBA, NIKKI HALEY TËRHIQET NGA GARA
Artikulli tjetërVIDEOJA E DHUNËS MES PRINC LEKËS DHE ELIA ZAHARISË, REAGON OBORRI MBRETËROR