Klubi Vllaznia është gjobitur me 2 milion lekë të vjetër nga Komisioni i Disiplinës në Federaten Shqiptare të Futbollit. Kjo gjobë për klubin Vllaznia ka ardhur për shkak të pranisë së tifozëve në ndeshjen Vllaznia-Partizani e zhvilluar së fundmi që kuqeblutë e fituan me rezultatin 1-0.

Pas golit në minutën e 87 nga Dilaver u kërkua nxjerrja jashtë e tifozëve që ndodheshin në tribunën qendrore ndërsa pas ndeshjes drejtori i Partizanit Olsi Rama e ngriti këtë problematike duke thënë se nuk është Fair Play sepse Vllaznia luajti me tifozë dhe se sipas tij prania e tifozëve ndikoi.

Kjo deklarate solli reagime të shumta nga të dy kampet dhe tashmë Komisioni i Disiplinës vendosi ta gjobisë Vllaznine për praninë e tifozëve duke qenë se nuk lejohet dhe se ndeshjet duhet të luhen pa tifozë.

Komisioni i Disiplinës shkruan se “KF Vllaznia për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokolli  Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë për “ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, dënohet me gjobë në masën dyqind mije lekë (dy milion lekë të vjetër)”.

Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË QEVERI/ REAGON BASHA: RAMA BËN MINISTRA MIQTË DHE TË AFËRMIT, DURIMIT TË POPULLIT I KA ARDHUR FUNDI
Artikulli tjetërVASILI: RILINDJA SHQYEN SËRISH MARRËVESHJEN E 14 JANARIT, KËRKON TË HEQË MBROJTJEN PËR ATA QË DENONCOJNË KRIMET ZGJEDHORE. THIRRJE AMBASADORËVE