Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca miratoi një akt që ka të bëjë me strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore. Krifca tha se kjo politikë do të jetë nga viti 2023-2027 dhe është tërësisht i përafruar me BE-në.

“Bujqësia ka miratuar një akt që ka të bëjë me strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore, Është hera e parë që e miratojmë, tërësisht i përafruar me BE. E konsiderojmë këtë dokument tejet të rëndësishëm. Ka të bëjë me sigurinë ushqimore nga 2023-2027. Ne nisim këtë vit procesin screening. Kjo ndahet në 3 pjesë, rregullatorë, aspekti i agro përpunuesve, agro industrisë për ushqime të sigurta dhe konsumatori i cili përmes vetëdijes, krijon një sensibilitet të lartë për evidentimin e problematikave në tregje.”- tha Krifca.

Artikulli paraprakVKM/ MIRATOHET PROJEKTLIGJI PËR KANABISIN PËR QËLLIME MJEKËSORE! JA ÇFARË THOTË MINISTJA
Artikulli tjetërDHUNA E GAZETARËVE NË VERI TË KOSOVËS, META: DËNOJ SULMIN BRUTAL NGA BANDITËT E MASKUAR