Qeveria shqiptare vlerëson me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete të fushave të ndryshme të kinemasë, muzikës, artit, kulturës dhe sportit në vend. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave (26 Dhjetor), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, teksa janë miratuar propozimet për përfshirjen e tyre, duke i akorduar një pension që është sa dhjetëfishi i masës së pensionit social. Në listë bien në sy emrat e aktorit fierak Arqile Lipe, dirigjentes Suzana Turku, Marjana Leka, soprano, kompozitorit Zef Çoba, piktorit Bujar Luca, por edhe njerëzve të sportit, si Andrea Marko, Sulejman Mema, Haxhi Ballgjini, ish-basketbollistit Robert Kuqo apo dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha.
Kjo masë pensioni, sipas vendimit, nuk duhet t’i kalojë 12 fishin. Duke përllogaritur masën e pensionit social dhe shifrën e dhjetëfishuar, këro personalitete do të marrin një pension që shkon mbi 90 mijë lekë të reja në muaj.
Lista e emrave që do marrin pensionin e posaçëm:
-Arqile Lipe, aktor
-Florinda Mazreku, aktore
-Marjana Leka, soprano
-Zef Çoba, kompozitor
-Suzana Turku, dirigjente
-Ilir Pojani, piktor
-Haxhi Ballgjini, ish-futbollist
-Bashkim Hoxha, shkrimtar
-Sulejman Mema, ish-futbollist
-Andrea Marko, ish-futbollist
-Robert Kuqo, ish-basketbollist
-Bujar Luca, piktor
-Pjerin Bushati, ish-basketbollist
-Shpëtim Kushta, kompozitor
-Skënder Gjondedaj