Bletërritësit e qarkut Shkodër duhet të bëjnë matrikullimin e bletëve brenda datës 16 të këtij muaji, pasi në të kundërt mund të kenë penalizime.

Drejtori i Bujqësisë Mustaf Kraja tha gjithashtu se personat që zotërojnë 50 deri në 300 zgjoje mund të aplikojnë për subvencione pranë kësaj drejtorie. Sipas Krajës, nga viti i ardhshëm nuk do të lejohet lëvizja e bletëve të pa matrikulluara. Ky është viti i parë që kërkohët matrikullimi i zgjojeve të bletëve, ndërsa deri tashmë në Drejtorinë e Bujqësisë janë vetëm 30 subjekte të regjistruara me NIPT.

Artikulli paraprakADEMI APEL MINISTRISË, MERRNI SHEMBULLIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërPËRBALLIMI I DIMRIT, MBËRRIJNË NDIHMA NË SHLLAK