Çështja CEZ, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e KLSH ndaj ministrit Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit Alma Hicka lidhur me çështjen e CEZ. KLSH kërkoi shfuqizimin e vendimit të prokurorisë i cili pushoi kallëzimit të këtij institucioni për dosjen CEZ.

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e pushimit të Prokurorisë ndaj Gjiknurit e Hickës. KLSh këmbëngulte se zgjidhja me marrëveshje e kontratës së CEZ, i ka shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm prej 479 milion eurosh, dhe për këtë bënte përgjegjës grupin e punës që drejtohej nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri si dhe avokaten e shtetit Alma Hicka, që i ka bërë veshjen juridike marrëveshjen. Përfaqësuesit e KLSH pretendonin se organi i akuzës nuk ka bërë hetime të thelluara në lidhje me këtë çështje, ndërsa nuk ka vlerësuar të gjitha provat dhe akuzat që Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte bërë në kallëzimin e tij. Në konkluzionet përfundimtar, KLSH i kërkonte Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e pushimit të prokurorisë dhe te vijojnë hetimet në lidhje me këtë çështje. Përfaqësuesi i akuzës pretendonte se hetimi ka qenë i gjithanshëm dhe se nuk janë gjetur elemente për të proceduar për shpërdorim detyre ndaj dy te kallëzuarve nga KLSh.

Artikulli paraprakSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “DRYING”
Artikulli tjetërTAHIRI: NË 5 VJET JANË GRABITUR 170 KARBURANTE, VETËM 40% JANË ZBULUAR