Vendimi i Gjykatës Administrative për shfuqizimin e dënimit të deputetëve të opozitës është kthyer në çështje debati në Kuvend.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla u shpreh në Kuvend se mazhoranca nuk diskuton vendime të gjykatave teksa ju referua vendimit të Administratives.

Ai tha se Kuvendi duhet që të hyjë në një rrjedhë normale punimesh.

‘E dëgjova Bardhin që iu referua një vendimi të gjykatës administrative. Tani ju keni të drejtën tuaj që në rrugë ligjore të vazhdoni që të ndiqni çështjen që ngrini. Tani a do të hyjmë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit dhe të hyjmë në diskutimeve të rendit të ditës, sepse ne e kemi thënë nuk diskutojmë vendime të gjykatës. Gjykata Kushtueses ka thënë se vendimet e brendshme nuk mund të ankimohen”, tha ai.

Artikulli paraprakBARDHI I KËRKON DORËHEQJEN SPIROPALIT: KE PENGUAR OPOZITËN TË MARRË PJESË NË KUVEND
Artikulli tjetërZJARR NË NJË MAGAZINË NË HYRJE TË SHKODRËS