Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëron heqjen nga tregu të çokollatave Snickers, Milky Way dhe Mars.

Burimet zyrtare nga AKU thanë se janë urdhëruar distributorëve që brenda 24 orëve të tërheqin nga tregu tre llojet e çokollatave që kanë datën e skandencës nga 19 qershori i vitit 2016 deri në 8 janar të 2017-ës. Më 23 shkurt kompania e mirënjohur e prodhimit të çokollatave Mars dhe Snickers, kërkoi tërheqjen e produkteve të saj nga 55 vende të ndryshme të botës, pasi në përbërjen e tyre është gjetur plastikë. Ende nuk dihet një numër i saktë i sasisë që do të tërhiqej nga tregu, por theksohet se vetëm në Gjermani, kjo kompani prodhonte 10 milionë cokollata në ditë. Një zëdhënës i kompanisë ka bërë me dije se kjo do të ishte tërheqja më e madhe e kompanisë që prej krijimit të saj. Ndërkohë, lajmërimi është dhënë edhe në website-in zyrtar, ku kërkohet dorëzimi i çokollatave pranë kompanisë si dhe mos-konsumimi i tyre. Mars është një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të çokollatave, e cila është themeluar në vitin 1911. Ajo prodhon një sërë produktesh përfshirë cokollatat Mars, Snickers, Twix, etj.

Artikulli paraprakKAKAVIJE, ARRESTOHEN 12 SHTETAS PAKISTANEZ
Artikulli tjetërAMBASADORI AMERIKAN NË INAGURIMIN E SHKOLLËS “3 DHJETORI”