Avokati i njohur Genc Gjokutaj shprehet se gjykata e Apelit nuk mund ta pranojë ankimimin e grupit të Alibeajt për vulën e PD-së për shkak se ky grupim nuk ishte palë në vendimin që ka dha shkalla e parë e gjyqësorit. Në një status në faqen e tij në Facebook, Gjokutaj shkruan se “Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund te ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para!”
Statusi i Gjokutajt
Me daten 3 mars Gjykata e Apelit Tirane nuk do te gjykoje statutin e Rithemelimit e PD te dates 11 dhjetor 2021 pasi:
Gjykata e Apelit ne fillim te gjykimit ne baze te ligjit verifikon pranine e paleve dhe legjitimimin aktiv te tyre dhe posacerisht legjitimimin e ankuesit (Alibeaj &Co) qe ka ankuar çeshtjen!
Gjate verifikimit te legjitimimit aktiv te ankuesit (Alibeaj & Co) Gjykata e Apelit do te konstatoje se ankuesi jo vetem qe nuk ka qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare por as e ka kerkuar nje gje te tille me kerkese per njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si pale e interesuar! E vetmja kerkese qe ankuesit (Alibeaj & Co) kane bere gjate gjykimit ne shkalle te pare ka qene perjashtimi i gjyqtarit te çeshtjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çeshtjes! Kjo kerkese i ka kaluar per shqyrtim gjyqtarit Z. Arben Konstandini i cili ka vendosur rrezimin e kerkeses se Alibeaj & Co per perjashtim te gjyqtarit Z. Agron Zhukri pikerisht per shkak te mungeses se legjitimimit aktiv! Pra i palegjitimuari per te kerkuar perjashtimin e gjyqtarit te shkalles se pare u legjitimoka qe te ankohet ndaj vendimit te ketij gjyqtari (Agron Zhukri) siç ne menyre haptazi te kunderligjshme ka ndodhur!
Ne keto kushte Gjykata e Apelit eshte e detyruar qe ne fillim te gjykimit te vendose mospranimin e ankimit te ankuesit (Alibeaj & Co) per mungese te legjitimimit aktiv te tij pa i hyre fare dhe pa shqyrtuar shkaqet e paraqitura ne ankim! Kjo eshte rruga ligjore dhe keshtu do te ndodhe! Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund te ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para!