Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, ka reaguar për herë të parë Enkelejd Alibeaj. Në një postim në Facebook, Alibeaj shkruan se vendimi vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Sipas tij “kjo është dita kur të gjithë demokratët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet”.

Reagimi i Alibeajt:

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.
Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare. Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDI/ META REAGON PAS VENDIMIT TË APELIT PËR VULËN E PD: AKT I PARALAJMËRUAR!
Artikulli tjetërAPELI RRËZOI BERISHËN, TOPALLI: NGA SOT KRYETARËT E PARTIVE I CAKTON KREU I QEVERISË