Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e hidrokarbureve! Duke nisur nga sot në orën 18:00 nafta do të shitet më 172 lekë për litër, pra 2 lekë më pak se deri më tani. Edhe benzina është ulur me dy lekë, pra nga 177 lekë për litër do të tregtohet me 175 lekë për litër. Ndërkohë që ccmimi i gazit nuk ndryshon, duke mbetur me 66 lekë për litër, teksa disa ditë më parë pati një ulje të ndjeshme prej 9 lekësh.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 78 lekë/litër”, thuhet në vendimin e Bordit.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot (më datë 32 maj ora 18.00) dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ishte Bëhet
Nafta 174 lekë/litri 172 lekë/litri
Benzina 177 lekë/litri 175 lekë/litri
Gazi 66 lekë/litri 66 lekë/litri

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA NDAN NJË PJESË NGA FJALIMI I DITËS SË DJESHME
Artikulli tjetërBANKA E SHQIPËRISË S’NDRYSHON NORMËN BAZË TË INTERESIT PËR KREDITË! SEJKO: EKONOMIA DO VIJOJË TË RRITET!