MEDIAT: UEFA NA DHA 3 PIKË, NJË GJYKATË NA I HEQ PADREJTËSISHT. Mediat serbe e kanë cilësuar si skandaloz vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, që i dha tre pikë Shqipërisë, të vlefshme për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, zhvilluar në Beograd për elimininatoret e Euro 2016. “Ishte Uefa që e regjistori ndeshjen si 0-3 në favor të Serbisë, por më pas CAS vendosi që shqiponjat të marrin tre pikët.

Ishte një provokim i qartë nga ana e shqiptarëve pasi ndeshja u ndërpre pas një droni të fushur në fushë me një flamur që mbante të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe, gjë që shkaktoi trazirat mes lojtarëve dhe futjen e tifozëve në fushë,” shkruan media serbe Kurir. Në deklaratën e CAS shkruhej se “flamuri nuk lëndoi askënd në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por ishin fansat serbë ata që u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e kombëtares shqiptare”.

Artikulli paraprakANTI TERRORIZMI, EDHE SHQIPËRIA PËRKRAH ALEATËVE
Artikulli tjetërPOLITIKA NJËZËRI: BRAVO SHQIPËRIA, FITOI DREJTËSIA