Kreu i Partisë Demokratike, ka folur në mbledhjen me gazetarët rreth dakortësisë dhe vendimit që CDU/CSU dha për Shqipërinë për negociatat.

Sipas Bashës ka qenë ai vetë personalisht dhe opozita që kanë ndikuar tek një pjesë e madhe e zyrtarëve të kësaj froce politike në Gjermani në mënyrë që të binden për hapjen e negociatave me kushte.

Sipas Bashës fillimisht ishte një ‘Jo’ por më pas sipas tij ai u ka thënë zyrtarëve se një ‘Jo’ do të ishte e dëmshme për vendin tonë.

“Shirat e dendura kanë dëmtuar edhe banesat që ishin prekur nga tërmeti. Kanë goditur miqërqenien. Është koha për të vepruar. Jam mirnjohës për CDU CSU për vendimin e tyre. Është edhe falë një pune të opozitës dhe times tek ata, duke u thënë se një ‘jo’ nuk do të ndihmonte Shqipërinë. Dhe prespektivën tonë.

Mirnjohje për vendimin e marrë mbrëmë. Por edhe socialdemokratët pas një periudhe të gjatë negociatash kanë dakortësuar qëndrimin që do ti jepet neser Bundestagut për miratim përfundimtar . Ka një kontradiktë. Qëndrimi fillestar ishte një ‘Jo’ e prerë e gjermanëve.

Cdo anëtar duhet ta mbështes negociatat por nga ana tjetër nga 5 kushte kemi kaluar në 7 kushte dhe tashmë në 9 kushte duke përfshirë edhe kërkesën e qartë për zgjidhjen e krizës politike si një pengesë që vështirëson hapjen e negociatve. 9 kushtet e miraturara mbrëmë shprehin situatën e vendit.” ka thënë ndër të tjera kreu i PD.

Artikulli paraprakOPOZITA THEU BOJKOTIN, GJIKNURI: OGUR I MIRË PËR MIRATIMIN E REFORMËS ZGJEDHORE
Artikulli tjetërMETA PUBLIKON VIDEO-MESAZHIN E DONALD TRUMP: NUK KA DEMOKRACI, PA SOVRANITET!